Kafja konsiderohet e rëndësishme për shëndetin e njeriut, por ekspertët shprehen se vlerat e saj janë të jashtëzakonshme edhe për lëkurën.

Përdorimi i kafesë drejtpërdrejt në fytyrë është i shkëlqyeshëm për zvogëlimin e shenjave të plakjes, largimin e rrudhave dhe njollave t​ë diellit.

Mund ta përdorni atë si një pastrues për fytyrën, 1 deri në 2-3 herë në ditë dhe do të shihni ndryshimin.

Luftimi dhe vonimi i plakjes së lëkurës është një nga përfitimet më të njohura të kafesë për lëkurën. Nevojitet vetëm një lugë kafeje dhe një lugë vaj ulliri. Përgatisni masën dhe më pas aplikojeni në fytyrë.

Kafeja me vaj, funksionon më së miri për lëkurën e thatë. Nëse lëkura juaj është e yndyrshme mund të përdorni ujë trëndafili.

Përfitimet e bukurisë së kafesë nuk kufizohen vetëm në kujdesin e lëkurës, pasi ajo mund të përdoret edhe për flokët.

Gjatë larjes mund të përdorni një sasi të vogël kafeje dhe ta fërkoni në kokën tuaj. Lëreni atë për disa minuta dhe më pas lajeni./tvklan.al