Temperaturat në rritje, ndryshimet në sezonin e reshjeve dhe sëmundjet e shkaktuara nga parazitët po kërcënojnë kultivimin e kafesë në mbarë botën.

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën Nature&Biology, këto fenomene po vënë në rrezik zhdukjeje shumë lloje të tjera të kafesë, të cilat mund ta ndihmonin varietetin e kultivuar përmes krijimit të hibrideve të reja që t’i përshtatet ngrohjes së motit.

Sipas studiuesve, rreth 60 % e familjes së kafesë së egër rrezikon të zhduket. Kërcënimi kryesor për llojet e ndryshme të kafesë në botë është shpyllëzimi dhe kjo ndodh ngaqë shumica e specieve gjenden në pyje.

Kjo do të thotë se vendet që prodhojnë kafenë, që për ta është një burim i rëndësishëm të ardhurash, do të kenë probleme. Kafeja përshkruan një rrugë shumë të gjatë para se të arrijë në treg. Në vendet tropikale të Afrikës dhe Azisë ka 14 lloje të ndryshme kafeje.

Klan Plus