Kafeja të zgjat jetën, edhe kur teprohet me konsumin e saj. Ky është konkluzioni i fundit mes qindra studimeve të kryera mbi bimën e kafesë dhe efektet e saj mbi njeriun. Sipas studimit rezulton se kafja ul 12% vdekshmërinë dhe funksionon edhe mbi ata që i tolerojnë më pak efektet e saj. Kërkimi është publikuar në revistën

Lacet Internal Medicine

dhe është kryer nga specialistët e qendrës kombëtare amerikane kundër kancerit.

Studiuesit janë bazuar në statistikat e 500 mijë britanikëve, të cilët i kanë ndjekur dhe monitoruar për 10 vjet. Konsumi mesatar duket se është 2-3 në ditë, por shumë prej tyre arrinin të pinin edhe 8 kafe në ditë dhe nuk kishin pasoja në shëndet.

Kërkuesit thonë se ende nuk e kanë të qartë se si ndikon kafja në zgjatjen e jetës, por kjo pije përbëhet nga mbi një mijë përbërës, përfshirë antioksidantët që mund të influencojnë në mbrojtjen qelizore.

Klan Plus