“Përqafo një lopë” është nisma e re e fermave në New York. Ferma “Mountain Horse Farm” ka menduar që kafshët e ndryshme që zotëron dhe njerëzit të kalojnë disa minuta bashkë, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.

Sipas pronarëve, kuajt dhe lopët kanë aftësinë të ndjejnë nëse një person është i lumtur apo jo, duke i dhuruar disa minuta relaks dhe duke krijuar një lidhje unike.

Nëse nuk dëshiron të luash, mjafton të paguash 75 dollarë për 60 minuta dhe kafshët të mundësojnë një seancë përkëdheljesh. Ndërsa 90 minuta, për dy persona, kushtojnë 300 dollarë. Sigurisht që për fermën kjo është edhe një formë e mirë e marketingut, pasi në këtë mënyrë edhe afron njerëzit edhe ndërkohë siguron të ardhura.

Klan Plus