Kafshët, shpendët apo dhe deri peshqit janë përdorur shpesh për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të futbollit në kompeticione të mëdha.

Nuk ka bërë përjashtim as këtë herë në prag të Kampionatit Europian që nis pas pak ditësh.

Në TikTok është bërë virale kjo fermë, pronari i së cilës e ka lënë në dorë të kafshëve të zgjedhin dy skuadrat qe do të kualifikohen nga çdo grup.

Dhe në grupin B, pulat kanë vendosur për Shqipërinë dhe Spanjën duke mos preferuar Italinë dhe Kroacinë.

Ndërsa dikush tjetër ka përdorur këtë qen që bën një tjetër parashikim për grupin tonë. Italia mbetet e fundit në grup, Shqipëria në vend të tretë dhe dy vendet e para shkojnë për Spanjën dhe Kroacinë.

Gjithçka do ta tregojë fusha, por deri atëherë le të kënaqemi me parashikimet.   

Tv Klan