Aktori dhe këngëtari i njohur turk, Ozcan Deniz, i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Babai i aktorit ka ndërruar jetë në Stamboll pas një beteje me kancerin.  Siddik Deniz vuante prej më shumë se një viti nga kanceri në mushkëri dhe në zorrë, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në fund të muajit Prill, pasi mori në krahë fëmijën e parë të Ozcanit.

“Hurriyet” raporton se aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja” dhe si Faruku në serialin “Nusja nga Stambolli”, kishte shtruar babanë në të njëjtin spital ku bashkëshortja e tij, Feyza Atakan, solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Ndërkohë që Atakan ishte në katin e dytë të spitalit, babai i aktorit u shtrua në katin e katërt të tij në muajin Prill.

Babai i aktorit të njohur u varros me nderime ditën e hënë në Stamboll. Në ceremoninë mortore morën pjesë të afërm dhe kolegë të shumtë. 45-vjeçari Ozcan Deniz njihej për marrëdhënien e tij shumë të ngushtë me babanë, çka pasqyrohej shpesh edhe në median vendase. /tvklan.al