Vajza e Cindy Crowford do të jetë kopertina e Shtatorit

Është modelja e momentit, e preferuara e emrave të mëdhenjve në industrinë e modës dhe këtë Shtator Kaia Gerber do të jetë kopertina e presitigjozes Vogue në Japoni.

Me portret engjëllor, e rezervuar si natyrë, Kaia ka surprizuar të gjithë me setin fotografik. Veshur me të zeza, luks shumë trasgresiv në rolin e një vajzë të paturpshme, supermodelja ka treguar potencialet e fshehura.

E bija e Cindy Crowford, supermodele e vieteve 90, modelingun e ka në vena.

Karrierën e ka nisur që 10 vjeç dhe që atëherë nuk është ndalur më. Edhe pse sot 19, ajo tashmë është një superyll.

Tv Klan