Emëroi si zëvendës shefin e kabinetit

“Zoti Agim Kajmaku është paraqitur herët në zyrën e tij, ka qëndruar për rreth një orë dhe ka firmosur disa shkresa dhe më pas është larguar”.

Pikërisht gjatë qëndrimit të tij në zyrë për rreth një orë në datën 1 Nëntor, Agim Kajmaku ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë dhe ka emëruar Gentian Picarin, shef i kabinetit të tij.

Agim Kajmaku shkarkoi nga detyra Laureta Omerin dhe Hekuran Brahimaj. Ky i fundit mban dhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Vorës. Si motivacion për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë, burime brenda institucionit thonë se, ka qenë performanca e dobët në punë e tyre. 

Menjëherë pas këtij vendimi, Laureta Omeri ka paditur Kajmakun për shpërdorim detyre. Të njëjtat burime sqarojnë se me këtë lëvizje të tij, Agim Kajmaku nuk i ka lënë hapësirë këshillit bashkiak të Vorës që të zgjidhte zëvendësin e tij.

Nëse do të kishte lënë në detyre dy nënkryetarët, këshilli bashkiak do të zgjidhte me shumicë votash njërin prej tyre.

Por me lëvizjen e Kajmakut, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë nënkryetari Gentian Picari, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme, të cilat duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës.

Por kreu i shtetit nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit dhe pritet të mos i dekretojë zgjedhjet, ashtu siç veproi në rastin e Bashkisë së Shkodrës.

Tv Klan