Një shofer grek i linjës Janinë – Sarandë – Janinë ka rënë në pranga të policisë.

Ditën e sotme në kuadër të planit të masave të goditjes së “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në pikën kufitare të Kakavijës, u bë arrestimi i Kostandinos Dimoulas, 44 – vjeç banues në Janinë ,Greqi, i cili drejtonte autobusin me targa INK 1607.

Gjatë kontrollit 44 – vjeçarit iu konstatua në xhepin e brendshëm të xhaketës një qeskë e vogël në brendësi të së cilës kishte lëndë të dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë 4.2 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Autobusi u kontrollua me skaner dhe në brendësi të tij nuk u konstatua asnjë gjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”./tvklan.al