Policia kufitare ka bllokuar 6 klandestinë sirianë si dhe ka arrestuar një shqiptar, i cili i ka ndihmuar për të kaluar kufirin kundrejt një shpërblimi.

Policia Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin jeshil ka evidentuar nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur “Mulliri”, poshtë Kakavijës, disa persona, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.

Menjëherë policia ka bërë bllokimin e tyre ku rezultoi se ishin 7 persona, nga këta 6 shtetas sirianë dhe një shqiptar, i cili po i shoqëronte dhe po i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.

Të gjthë këta persona janë shoqëruar ne pikën e kalimit kufitar, Kakavijë, ku u intervistuan.

Nga procedurat e intervistimit rezultoi se 6 shtetasit sirianë i kishte shoqëruar personi nga Delvina për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale kundrejt shumës 300 Euro.

Menjëherë u bë arrestimi i shtetasit:

Zija Çollaku , 47 – vjeç , banues në Delvinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit “./tvklan.al