41 klandestinë sirianë që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar u kapën mëngjesin e sotëm nga nga policia e Gjorokastrës.
Ata u pikasën teksa po lëviznin drejt fshatit Peshkëpi në tentativë për të depërtuar në brendësi të territorit shqiptar.
Sipas policisë destinacioni i tyre ishte Mali i Zi dhe më pas vendet e Europës Qëndrore.
Klandestinët u shoqeruan ne ambientet e pikës kufitare të Kakavijes, ku janë trajtuar me ushqim dhe janë sistemuar me ngrohje.
Tv Klan