Dogana e Kakavijës në bashkëpunim me Policinë Kufitare ka bërë të mundur evidentimin dhe sekuestrimin e një sasie prej 6456 gramë metal, të dyshuar flori.

Evidentimi u bë gjatë kontrollit në mjetin me targa MAAK256, me të cilin udhëtonin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë 3 rumunë, me iniciale S.S, P.S dhe Dh.S.

Policia bën me dije se, pas hyrjes në territorin shqiptar, mjeti u kalua për kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit, në kroskot dhe kokat e pasme të sediljeve u gjetën 7 corape, brenda të cilave ishin fshehur 21 copë zinxhirë të verdhë floriri, si edhe një peshore elektronike.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi sasinë e mallit, peshoren elektronike, mjeti me të cilin udhëtonin 3 rumunët dhe pasaportat e tyre.

Plicia bën me dije se ndaj rumunëve ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për kundërvajtjen penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /tvklan.al