Një person është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës, sepse gjatë kontrrollit të mjetit të tij u zbulua nga policia një armë automatike e fshehur.

Amarildo Çobo , 31 vjeç  , banues në Berat, është paraqitur në pikën e kalimit kufitar në doganën e Kakavijës, me mjetin e tij tip  “Benz”  me targa  AA 819 AJ. Gjatë kontrrollit të mjetit të tij, në pjesën e brendshme të derës së pasme të mjetit, në krahun e shoferit është konstatuar i fshehur, një armë zjarri automatike model 56,  mbeshtjellë me një copë ngjyrë portokalli.

Menjëherë arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale , ndërkohë që Çobo është arrestuar në dhe akuzohet për veprën penale “Trafikim i armëve luftarake dhe municionit “./tvklan.al