Me qëllim promovimin e Shkodrës si destinacion turistik, jo vetëm për vizitorët vendas por edhe për turistët e huaj, shoqatat e turizmit kanë realizuar kalendarin e parë me 168 festa lokale që do të organizohen gjatë 2019-s.

Një iniciativë që pritet ta shndërrojë Shkodrën në një festival vlerash e traditash për të pritur shumë më shumë turistë.

Ky ishte një nga qëllimet e aktivitetit, që ministri Klosi realizoi me operatorë turistikë, banorë, përfaqësues të shoqatave të mjedisit dhe të turizmit, në praninë e prefektit të qarkut Shkodër dhe deputetit socialist Ditmir Bushati, në liqenin e Shirokës.

Tv Klan