Manchester City e nis ndaj Eest Ham, Ten Hag debuton ndaj Brighton

Crystal Palace-Arsenal është sfida hapëse e sezonit 2022-2023 i Premier League angleze. Dueli do të luhet të premten e 5 Gushtit, në një përballje që premton spektakël dhe gola. Në kalendarin e zbuluar nga organizatorët e elitës së futbollit anglez, kampionët në fuqi, Manchester City e nis mbrojtjen e titullit kampion kundër Eest Ham. Në Londër, Pep Guardiola kërkon ta nis mbarë sezonin ku synon ta kurorëzojë me titullin numër 5 në 6 sezonet e fundit.

Erik ten Hag do të debutojë në pankinën e Manchester United në “Old Trafford” përballë Brighton. Holandezi synon që të bëjë mirë në stolin e “djajve të kuq”, që këtë sezon kërkon të luftojë për titullin kampion të Premier League, ndërsa rikthimi në Champions League shihet si objektiv parësor për ta. Nënkampionët e Anglisë dhe të Europës, Liverpool e nis sezonin ndaj skuadrës që sapo u ngjit në kategori, Fulham.

Përballjet më interesante të javës së parë të Premier League angleze është ajo mes Everton dhe Chelsea, teksa spikasin duelet, Tottenham-Southempton, Newcastle-Nottingham Forets, Leicester-Brentford, Leeds United-Wolves dhe Bournemouth-Aston Vila.

Klan News