Në Shtator derbi i Milanos, Juve – Inter më 6 Nëntor

Një tjetër sezon emocionues pritet të jetë ky i Serie A që do të nisë me 13 Gusht dhe do të përfundojë më 4 Qershor të vitit të ardhshëm. Federata bëri publik kalendarin 2022-2023.

Kampionët në fuqi të Milan e nisin me Udiense, sfidë që do të luahet në “San Siro”. Ndeshja e parë për Inter do të luhet në transfertë përballë Lecce, skuadër e sapo ngjitur në elitë.

Tifozët milanezë dhe jo vetëm, të këtyre dy skuadrave, do të duhet të presin javën e 5-të të kampionatit për të shijuar derbin e qytetit, sfidë që do të zhvillohet më 4 shtator ndërsa ajo e kthimit më 5 Shkurt.

Përballja e madhe, ajo që quhet derbi i Italisë, Juventus-Inter do të luhet më 6 Nëntor ndërsa ndeshja e kthimit më 16 Mars.

Në kryeqytet derbi Roma-Lazio vjen por më 6 Nëntor, ndërsa ndeshja e kthimit më 19 Mars.

Tv Klan