Derbi Dinamo – Partizani në javën e katërt

Sezoni i ri i Superligës që do të nisë më 11 Shtator sjell që në javën e parë ndeshje të forta. Shorti i hedhur nga federata e futbollit, përcakton përballjen Teuta – Partizani. Një rivalitet mjaft i fortë edhe në kampionatin që përfundoi.

Veç kësaj përballjeje që projektohet si më e forta e javës së parë, Tirana pret Skënderbeun, ndërsa Dinamo pas 9 vitesh larg, në rikthimin e saj do të gjejë Kastriotin.

Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Laçit. Në javën e tretë dy sfida të tjera që duket se do të sjellin spektakël. Teuta – Dinamo dhe Partizani – Vllaznia.

Rikthimi i Dinamos në Superligë do të sjellë dy derbi të tjerë në kryeqytetn, ndaj Tiranës dhe ndaj Partizani. Pikërisht me të kuqtë Dinamo do të luajë në javën e 4.

Ndërsa në të gjashtën do të vijë rivaliteti i përjetshëm, derbi Tirana – Partizani.

Sezoni 2021 – 2022 i Superligës mendohet se do të rikthejë spektaklin e futbollit shqiptar me 30% të stadiumeve zyrtarisht me publik me shpresën që së shpejti të hapen dyert për një kapacitet të plotë.

Tv Klan