Inter e nis përballë Genoa, Juve e Milan ‘rival’ ne muajit e Vjeshtës

Dehja nga triumfi në Europë nuk ka kaluar ende, gjithsesi në Itali po mendojnë për sezonin e ri futbollistik. Liga e Seria A ka zbuluar kalendarin për sezonin 2021-2022 në elitën e futbollit të saj. Kampionët në fuqi, Inter do ta nis mbrojtjen e titullit në shtëpi përballë Genoas. Juventus do masw forcat me Udinesen në transfertë, ndërsa Milan në transfertën e Sampdorias.

Gara ndizet në javën e tretë, ku rezervon përballjen Milan-Lazio e Napoli-Juventus, ndërsa një javë më pas, Milan e Juventus do sfidojnë njëra-tjetrën në Torino në klasiken e parë të sezonit. Për Derbin e Italisë, Inter-Juventus duhet pritur java e 9-të, konkretisht fundjavën e 24 Tetorit, ndërsa tre javë më vonë, në muajin Nëntor luhet Derbi i Madoninës.

Në duelin e parë në “San Siro” do jetë Milani pritës. Siç ndodh tashmë, përballja e dy ekipeve të kryeqytetit mes Lazios dhe Romës do luhet në javën e 6-të të kampionatit, fundjavën e 26 Shtatorit. Drejtuesit e lartë të futbollit përtej Adriatikut kërkojnë që qeveria të lejojë rikthimin e tifozëve me kapacitet 100% në stadium. Sezoni i ri do të nis më 22 Gusht dhe do ul siparin më 22 majin e vitit të ardhshëm.

Klan News