Kapaciteti do të jetë i kufizuar nga 15- 35%, në varësi të sistemit të nivelit të infektimeve

Disneyland, parqet dhe stadiumet në shtetin amerikan të Kalifornisë mund të pranojnë vizitorë muajin tjetër, sipas planeve për të lehtësuar disa kufizime të Covid.

Objektet sportive dhe argëtuese do të lejohen të rihapen me pjesëmarrje të kufizuar nga 1 Prilli. Sipas rregullave të reja, rezervimet do të kufizohen vetëm për banorët e zonës lokale dhe do të ketë një ndalim të ngrënies në ambiente të mbyllura.

Kalifornia ka parë një rënie të rasteve të koronavirusit që nga mesi i Janarit. Shteti ka regjistruar deri më tani më shumë se 53,000 vdekje të lidhura me Covid.

SHBA ka parë pothuajse dy herë më shumë vdekje se çdo vend tjetër. Së bashku me Disneyland, atraksione të tjera që do të hapen janë Magic Mountain dhe Universal Studios.

Vende të tjera në natyrë siç janë parqet dhe stadiumet gjithashtu do të jenë në gjendje të pranojnë një numër të kufizuar të vizitorëve. Kapaciteti do të jetë i kufizuar në mes 15% dhe 35%, në varësi të sistemit të nivelit të të të infektuarëve për secilin qark.

Klan News