Shteti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të temperaturave rekord

Kalifornia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi pjesa Jugperëndimore regjistroi temperaturën rekord.

Nën paralajmërim nga autoritetet janë edhe Arizona, Nevada dhe Utah.  Njerëzve u është këshilluar që të qëndrojnë në zona me ajër të kondicionuar.

Kalifornianëve gjithashtu u është kërkuar që të kursejnë energji gjatë periudhave të pikut, pasi temperaturat pritet të variojnë midis 37-43 gradë Celsius gjatë fundjavës. Guvernatori Gavin Newsom tha se gjendja e jashtëzakonshme, do të zvogëlojë sforcimin e infrastrukturës energjetike.

Operatori i Sistemit të Pavarur të Kalifornisë, i cili kontrollon shumicën e rrjetit elektrik të shtetit ka bërë thirrje që të shmanget përdorimi i pajisjeve kryesore dhe dritave. Në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni, zakonisht një nga pikat më të nxehta në botë, termometri në Qendrën e Vizitorëve të Furnace Creek shënoi 54 gradë Celsius.

Rreth 50 milionë njerëz mund të preken nga i nxehti ekstrem. Shkencëtarët thonë se shtetet në Bregun Perëndimor të SHBA duhet të presin më shumë si këto fenomene.

Klan News