Gjendet një granatë dore në një lulishte në anë të rrugës në Elbasan. Objekti luftarak është konstatuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” nga banore të rastësishëm që kanë njoftuar policinë e cila ka rrethuar zonën përreth.

Më pas forcat xheniere kanë administruar objektin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al