Kalimtarët gjejnë në lulishte granatën e dorës, ndërhyjnë forcat xheniere


Kalimtarët gjejnë në lulishte granatën e dorës, ndërhyjnë forcat xheniere

09:52 02/08/2021

Gjendet një granatë dore në një lulishte në anë të rrugës në Elbasan. Objekti luftarak është konstatuar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” nga banore të rastësishëm që kanë njoftuar policinë e cila ka rrethuar zonën përreth.

Më pas forcat xheniere kanë administruar objektin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al







Të ngjashme