Përbërësit:

500 gr kallamar

100 gr sallaturina mikse

70 gr galetë

60 gr djath i grirë

10 gr majdanoz

4 karkaleca

2 thelpi hudhër

1 gotë verë të bardhë

1 vezë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë kallamarët dhe karkalecat. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër skuqim disa karkaleca, më pas shtojmë në to edhe pak majdanoz të freskët. Pasi i skuqim shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë derisa të trashet lëngu. Më pas të gjithë masën e vendosim në mikser dhe e bëjmë salcë.

Në një mikser vendosim kokat e kallamarëve, majdanoz, një vezë, disa thelpinj hudhër, kripë, piper, djath të grirë dhe galetë dhe i miksojmë të gjitha bashkë. Masën e miksuar e hapim në disa forma rrethore dhe brenda tyre vendosim karkalecat, i mbulojmë të gjithë dhe i fusim brenda kallamarëve. I marinojmë kallamarët me kripë dhe piper dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. I shuajmë me verë, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë për pak minuta. Në një tas vendosim sallatën mikse dhe e marinojmë me salcën e karkalecave që përgatitëm me mikser. Vendosim në pjatë fillimisht sallatën dhe mbi to kallamarët e mbushur.

/tvklan.al