Përbërësit:

100 gr pomodorini

30 gr ullinj të zi

20 gr kaperi

3 kallamarë

2 patate

1 limon

1 spec djegës

Borzilok

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë kallamarët dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe i lëmë të qëndrojnë për pak. Në një mikser miksojmë hudhër, borzilok, majdanoz, kaperi, vaj ulliri dhe lëkurë limoni, me të cilat po ashtu marinojmë kallamarët.

Vendosim një tenxhere me ujë, në të cilën ziejmë patate. Pjesën tjetër të patateve i skuqim në formë chips-ash. Kallamarët e marinar i skuqim në një tigan bashkë me erëzat. Pasi heqim kallamarët në të njëjtin tigan skuqim patatet e ziera për pak sekonda. Tek patatet e ziera pasi i heqim nga tigani shtojmë borzilok, spec djegës, ullinj, pomodorini dhe kaperi. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë dhe e vendosim në pjatë me një formë. Mbi to vendosim kallamarët dhe patatet e skuqura./tvklan.al