Evropa reagon ndaj marrëveshjes se ditës së martë mes SHBA dhe Rusisë mbi Ukrainën dhe mbylljen e luftës. Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, është shprehur se paqe do të ketë vetëm me dakordësinë e Kievit dhe BE në tryezën e bisedimeve.

Sipas saj, Rusia ka pushtuar vendin, ka marrë tokë, dhe tashmë do diçka edhe më shumë. Por është e qartë se për të funksionuar çfarëdo lloj paqeje, është e nevojshme që Ukraina dhe Evropa të jenë të përfshira, në të kundërt asgjë nuk do të funksionojë, pasi ekzekutimi i planit ndodh në Evropë dhe në Ukrainë.

Në reagimin e saj, Kallas shton se nuk mund të vendoset asgjë mbi Ukrainën pa Ukrainën dhe asgjë mbi Evropën pa përfshirjen e Evropës.

Deklaratën përfaqësuesja e lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë e ka bërë gjatë një konference për shtyp në Afrikën e Jugut ku ndodhet për një vizitë.

Klan News