Erdhi nga Beogradi me porosinë e fuqishme për vazhdimin sa më të shpejtë të dialogut Prishtinë Beograd të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, bëri të ditur se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës.
“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Jemi të gatshëm të bëjmë hapat tonë, por vërtetë duhet të shohim shtensionim në veri. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”, shprehet Kaja Kallas, shefe e diplomacisë së BE-së.
Ndërsa bëri thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve.
“Ftoj spektrin politik që të punojnë së bashku. Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, thekson Kallas.
Pas konferencës ajo ka takuar ndaras krerët e partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pas Kosovës ajo do të qëndrojë në Shkup.
Tv Klan