Pas kësaj marrëveshje të nënshkruar ne Bruksel në fund të 2024 për menaxhimin e krizave që parashikon 13 milionë Euro si grant për Shqipërinë, sot në Tiranë është hedhur hapi i radhës. Me praninë e përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë nis sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen.
“Sot po kalojmë nga vizioni drejt veprimeve konkrete. ky dokument është një shprehje e angazhimit tonë të përbashkët për të punuar edhe më ngushtë së bashku në përballimin e sfidave të ndërlikuara të kohës që po jetojmë.”
Ndërsa zv.presidentja e Komisionit Europian e vlerëson Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe një aleat jo pak të rëndësishëm të BE dhe NATOS që ka ndërmarrë sipas saj hapa të guximshëm duke mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, por dhe në kuadër të gjithë zhvillimeve që po rrezikojnë sigurinë europiane.
“BE-ja e vlerëson shumë marrëdhënien tonë me partnerë të besueshëm si Shqipëria. Ju keni dëgjuar për Librin tonë të Bardhë ose strategjinë e Gatishmërisë 2030, e cila parashikon rritje të brezit të mbrojtjes evropiane, një rritje të investimeve, një rritje të kapaciteteve, si dhe gatishmërisë për të arritur një pozicion të fortë mbrojtjeje evropiane deri në vitin 2030. Ndërsa ende debatohet në këshill dhe, e dini, pasi demokracia kërkon kohë, mund të ketë gjithashtu mundësi për pjesëmarrjen e përbashkët në Shqipëri në të ardhmen.”
Gjatë qëndrimit në Tiranë zv.presidentja u takua dhe me presidentin e Republikës, Begaj me të cilin bashkëbiseduan për integrimin e Shqipërisë, linjën e politikes së jashtme që ndjek vendi ynë, por dhe zhvillimet në rajon.
Tv Klan