Një armë zjarri kallashnikov është gjetur brenda rrethimit të ish-pishinave në zonën e stadiumit në Korçë. Sipas gazetares së Klan News Daniela Zisi, arma është konstatuar e mbështjellë me një qese e të hedhur brenda këtij rrethimi.

Kanë qenë fëmijë të vegjël ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë. Arma do t’i nënshtrohet ekspertizës ndërkohë që janë marrë masa edhe për të larguar ekipet e fëmijëve të cilët stërviten në afërsi të stadiumit.


Policia ndodhet në vendngjarje, po heton lidhur me rastin për të identifikuar personin që mund ta ketë hedhur armën dhe nëse ka lidhje me ngjarje kriminale.

/tvklan.al