Pas kallëzimi të Partisë Demokratike në entin anti-korrupsion, kundrejtë Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Ajo është shprehur për Klan News, se nuk është e njohur me këtë kallëzim dhe nuk do ta komentojë, duke e cilësuar thjesht si propagandë dhe pjesë të fushatës së PD-së.

Nuk jam njohur me këtë kallëzim dhe as nuk dua ta komentojë, pasi besoj se PD e ka propagandë dhe pjesë të fushatës, pa tjetër do ketë dhe të tjera si këto.”

Partia Demokratike ka bërë kallëzim në SPAK kundrejtë Ministres Balluku, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe 6 vepra të tjera penale që lidhen me koncesionin e kalatës së Portit të Durrësit.

Klan News