Prokuroria Speciale ka thërritur sot për të dëshmuar mjekun Artan Koni pas kallëzimit që kanë bërë së bashku me “Nismën Thurrje” për koncesionin e sterilizimit në mjekësi.

Mjeku ka deklaruar para hetuesve se ka dyshime që ky koncesion është korruptiv.

Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët se si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë se si bëhet sterilizimi. Kemi dyshime që është koncesion korruptiv. Mbetet tani ta vlerësojë Prokuroria dhe cilët janë faktorët nëse ka. Dhe baza kryesore janë kostot ekonomike. Një koncesion për të cilin paguajmë 17 milionë Euro në vit.

Llogaritja e dëmit nuk mund ta bëjmë ne. Është Prokuroria që duhet ta bëjë këtë llogari dhe të na thotë a ka dëm financiar ndaj qytetarëve shqiptarë dhe sa është. Sot dhashë detaje për atë kallëzim që kishim bërë dy javë më parë. Nuk kam prova të reja”, ka thënë mjeku Artan Koni pas dëshmisë në Prokurorinë Speciale. /tvklan.al