Kontrollet e deritanishme të Task-Forcës Antikorrupsion ne institucionet shtetërore, kanë çuar në kallëzimin penal për 8 drejtues, ish-drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme të administratës shtetërore për abuzime me detyrën.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi pas mbledhjes se qeverise janë rekomanduar 60 masa disiplinore, prej tyre 9 largime nga puna. Pjesa më e madhe e rasteve të abuzimeve është konstatuar pas denoncimeve të bëra nga qytetaret.

Tv Klan