Partia Demokratike Dega  Dibër ka denoncuar në SPAK dhe Kontrollin e Lartë Shtetëror kryetarin e Bashkisë Dionis Imeraj. Opozita e akuzon Imerajn për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

“Partia Demokratike Dega Diber me date 04.05.2020 ka denoncuar ne Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe KLSH për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera , kryetarin e pazgjedhur të  Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dhe personat e tjerë përgjegjës për zhvillimin e tenderit me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi””, tha kryetari i PD-së për Degën e Dibrës, Naim Gazidede.

Sipas PD-së edhe pse në një kohë pandemie dhe një situate shumë të rëndë ekonomike vëmendja e kryetarit të Bashkisë Dibër dhe bashkëpunëtorëve të tij ka qenë tek ndërtimi i ujësjellësit. Prandaj, Gazidede kërkoi pezullimin e procedurave të prokurimit./tvklan.al