“Kalo përshkruan anën rozë të “ferrit””

“Kalo përshkruan anën rozë të “ferrit””

23:16 16/09/2019

Sociologu Ergys Mërtiri, tha mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” se mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo, në librin “Blloku” përshkruan anën rozë të një gjëje, e cila në fakt ishte “ferr”.

Mërtiri tha se Kalo, përderisa me vetëdije refuzon të flasë për krimet e Hoxhës është dashur të mos shkruajë libër, pasi sipas tij, e vërteta e pjesshme është një gënjeshtër e madhe.

Portreti duhet dhënë i plotë, për sa kohë ai refuzon dhe refuzon me vetëdije të flasë për krimet e Enver Hoxhës, atëherë hesht mos shkruaj. Nuk mund të më japësh një gjysmë portreti si portret. Thjeshtë fakti që ti merresh vetëm me një aspekt të një figure dhe të një realiteti, ky është gjymtim i këtij realiteti dhe t’i përcjell mesazhe të gabuara tek ata që të lexojnë, sepse ti përshkruan anën rozë të një gjëje, e cila në fakt ishte ferr…Për mua, përshkrimi më i mirë i Bllokut është bërë nga Fatos Lubonja, që tregon vërtetë klimën e terrorit që ekzistonte vetë mes tyre. Kurse kjo nuk del tek ky libër. Aty del një bllok si të shikosh një telenovelë dashuriçkash. Sigurisht që janë pjesë e jetës, por shqiptarët presin të mësojnë të vërtetën, e vërteta është e plotë, nuk ka të vërtetë të pjesshme, e vërteta e pjesshme është një gënjeshtër e madhe.

Ndërsa një problem tjetër që ai ka hasur tek libri është metodologjik.

Çfarë ofron “Blloku”? Është libër historik? Jo nuk është. Është memuaristik, por ai futet në përshkrime gjërash që nuk mund t’i dijë, pra nuk është dëshmitar i atyre gjërave. Ai s’ka qenë në mbledhjet e partisë dhe nuk i di fare se kush i ka marrë vendimet aty. Ai po ashtu bën fiction, merret me dy personazhe që dashurohen dhe fillon e aludon si duhet të jenë ndjerë ata.” /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT