Korçë- Një doganier është arrestuar për “Shpërdorim detyre”, pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës. Në pranga kanë rënë L. K, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës. Si dhe janë arrestuar R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç,P. V, 45 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve./tvklan.al