Një prej kandidatëve për deputet i dërguar për verifikim nga KQZ-ja ka kaluar në sitën e Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendimin mbi rezultatin e verifikimit për Napolon Laskën.

Në fund, prokurori Sokol Stojani, që është marrë me këtë subjekt ka miratuar rezultatin ku thuhet se Laska nuk ka rezultuar i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë veprën penale në Shqipëri.

Po ashtu në vendin tonë ai nuk rezulton i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar, të ketë qenë i ndaluar, i arrestuar ose i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale.

Po ashtu nuk rezulton që Laska të ketë kryer ndryshime në gjendjen civile të ndryshme nga ato që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Napolon Laska kandidon në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e Nismës Thurje./tvklan.al