Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt.

Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një konflikti të nisur në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Shkak u bënë dyshimet se një person po shpërndante para për sigurimin e votave për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare.

Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës ishte edhe Paplekaj./tvklan.al