Gjykata merr 4 të pandehur

Gjykata e Dibrës ka vendosur që të çojë në gjyq 4 të pandehurit e dosjes së bujshme ‘184’, të cilët akuzohen për shit-blerje të votave. Tw pandehur janw marrw Robert Aga, Hasan Hoti, Nuri Meda e Drini Gjeçi, ndërsa  për personat e tjerë është pushuar hetimi.

Indrit Sefa në cilësinë e avokatit te palës paditëse  tha se gjykata dha një vendim të padrejtë dhe të pabazuar.

Çështja në fjalë lidhet me zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2016, kur asokohe pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, Dibra iu drejtua sërish zgjedhjeve nga të cilat fitues u shpall kandidati socialist Muharrem Rama. Ky i fundit përballë kishte si kundërshtar nga opozita ish-deputetin njëherësh ish-zëvendësministër i Financave, Sherefedin Shehu.

Opozita i kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve dhe rreth tre vite më vonë përgjime të rrjedhura nga prokuroria nxorën në media biseda mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe disa personave, një pjesë e të cilëve dëgjoheshin teksa ndikonin apo urdhëronin të tretë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.

Klan News