Një 80-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 të kësaj të enjteje në aksin rrugor “Fier-Lushnje”. Sipas asaj që raporton gazetarja Anila Sefa, i moshuari u përplas gjatë kohës që po tentonte të kalonte mespërmes autostradën. Ai kaloi trafikndarësen me biçikletën në krahë dhe në momentin që e uli në asfalt, aty e mori para makina. Pasojat ishin këto që shihni në video…


“Rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar biçiklisti, shtetasi S. K., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Fierit në një informacion për mediat./tvklan.al