Arben Dashi, Drejtori Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Policinë e Shtetit, doli sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Ai rezultoi i pastër në të treja shtyllat; atë të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, duke kaluar kështu Vetingun.

Arben Dashi, me një karrierë të nisur që në vitin 1985, ka mbajtur funksione drejtuese në disa nga qytetet më problematike në vend, si Kruja, Laçi e Elbasani.

I pyetur në këtë seancë se cilat janë shkaqet që çojnë në krim dhe cilat janë masat e marra nga drejtoria që ai drejton për t’i ulur këto të fundit, Dashi tha se shkak kryesor që çon në vrasje është veprimtaria në fushën e lëndëve narkotike, ndërsa theksoi edhe vrasjet në familje.

Mënyra më e mirë, tha më tej ai, është parandalimi i këtyre ngjarjeve, sektor në të cilin po punohet së fundmi.

Klan Plus