Krahas karrierës si moderatore, Kaltrina Mikushnica është një grua e realizuar dhe në jetën personale. Ajo është prej 5 vitesh e martuar me pediatrin Besart Merovci. Martesa e tyre është bekuar me dy vajza, Rana 4 vjeç dhe vetëm para një muaji ka sjellë në jetë vajzën e dytë që quhet Mara.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kaltrina tregoi mëmësinë me dy vajzat. Ajo u shpreh se herën e parë që është bërë nënë i është dukur si ëndërr dhe se nuk e ka shijuar dot vajzën për shkak të frikërave si nënë e re. Por siç tregon moderatorja, fakti që bashkëshorti i saj është pediatër e bën të ndihet më e sigurt.

“Herën e parë që jam bërë nënë më është dukur si ëndërr. Nuk dija ta shijoja vajzën dhe ndihem keq. Kisha ato frikërat e mia, nuk e nxirrja jashtë me idenë se mos sëmuret. Kur erdhi në jetë Mara ne e kemi shijuar më shumë. Shtatzënia e parë ka qenë e vështirë. Bashkëshorti im është pediatër dhe ndihem e sigurt për vajzat në njëfarë mënyre. Por ai ka pranuar publikisht se mjeku më i mirë i fëmijës është nëna sepse e ndjen dhe e njeh fëmijën e vet. Që në fillim të shtatzënisë së dytë i kam folur shumë vajzës së madhe. Ngaqë i flisja ndonjëherë nuk e zinte gjumë dhe i thosha të ëndërronte për motrën e vogël, të ëndërronte sikur po luante me të dhe po kënaqej dhe ajo mezi e priste”,

tregoi Kaltrina.

/tvklan.al