Stili i jetesës ka ndryshuar me ritme shumë të shpejta në të gjithë botën, të rinjtë shumicën e kohës janë të zënë me angazhime të tjera si puna dhe kujdesi për fëmijët, ndaj shumë të moshuarve një pjesë të pleqërisë së tyre e kalojnë në Shtëpinë e të Moshuarve.

Megjithëse bota po modernizohet gjithnjë e më shumë, gjithsesi qëndrimi në azil është një temë që prek opinionin publik. Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, një telefonuese, e cila prej vitesh jeton në azil, tregon eksperiencën e saj.

Telefonuesja: Faleminderit për këtë teme. Unë kam shumë vite që jetoj këtu, por nuk e zgjedh njeri. Është një zgjidhje, jo zgjedhje. Po kur ishim ne që kishim fëmijë të vegjël i çonim në kopsht dhe në çerdhe dhe ne duhet të sakrifikojmë që fëmijët të punojnë, sepse po i rrit bota po punojnë për botën. Nuk është tabu!

Aldo: Sa kohë ke ti aty?

Telefonuesja: Kam 17 vite. Ne për “llaforogjira” jemi të vetmit, por jo, nuk është tabu. Jetohet, një njeri që di të jetojnë. Ka libra, lexoj, kemi bibliotekë. Por, fëmijët do të punojnë të rritin fëmijët siç i rritëm ne. Ne duhet të sakrifikojmë, siç i çuam ne në çerdhe, kur ata nuk donin dhe qanin ashtu duhet të sakrifikojmë ne që të punojnë, se punojnë shumë./tvklan.al