Lefteri është një gjysh që prej 4 vjetësh nuk sheh nipin e tij. Kjo është arsyeja pse ai ka sjellë djalin,  Nderimin në “Shihemi në Gjyq”. Lefteri ngulmon që i biri të zgjidhë me çdo kusht problemin ligjor me ish-gruan ose do ta përzërë nga shtëpia.

“Më duhet nipi sepse kam 4 vjet s’e kam ledhatuar. Për mua zgjidhe problemin gjyqësor si të duash! Unë dua nipin në shtëpi! E ke marrë nga shtëpia, e dua në shtëpi! Kaq ke nga unë!”, i drejtohet ai të birit në rubrikën e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan.

Nderimi ka pranuar që kujdestaria e djalit t’i kalojë ish-gruas. Sipas vendimit të gjykatës, ai ka të drejtë ta takojë çdo fundjavë si dhe 15 ditë në korrik e 15 në dhjetor. Babë e bir pranojnë se asnjë prej këtyre nuk  ndodh, ndërsa Lefteri nuk e fsheh dhimbjen e mostakimit me nipin.

Eni Çobani: Juve e shikoni djalin apo s’e shikoni? Se ju banoni edhe afër aty me nusen.

Lefter: Ne jemi shumë afër si pozicion, kurse unë djain e kam takuar vetëm 1 herë në Pogradec gjatë kësaj periudhe që ka qenë i ndarë dhe ka qenë në 2021. 

Nderim: Po tani mua pse më ke sjell këtu, dua të di? Djalin s’po e takoj, nga shtëpia më ke përzënë, ku të  vete unë tani?

Lefter: Nuk të pranoj!

Nderim: Ku të vete? I kam bërë të gjitha detyrat e mia!

Lefter: Po ta them këtu para publikut, do të ta jap atë që të takon si gjithë fëmijëve të tjerë, vetëm të shoh djalin!

Nderim: Unë i kam ndjekur të gjithë rrugët për atë  djalë! Unë kur i flas atij fëmije në rrugë, unë përfundoj në rajon të policisë.

Lefter: Pasurisë tënde, dhomës tënde do t’i vë çelësin. Do t’ia jap vetëm nipit tim sa të jem gjallë! Sa të jem gjallë!

Nderim: Unë kur i flas tim biri, përfundoj në rajon të policisë!

Lefter: Ti fol si të duash!/tvklan.al