“Kam 6 muaj që nuk e kam takuar vajzën, kisha frikë se do më fuste pas hekurave”



“Kam 6 muaj që nuk e kam takuar vajzën, kisha frikë se do më fuste pas hekurave”

18:50 02/12/2018

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E diela Shqiptare” i pranishëm ishte Altini nga Pogradeci. Ai ka një problem të ashpër me vajzën, e cila ka pasur një lidhje jashtë martesore me të cilin ka dhe një fëmijë. Ky i fundit është “molla e sherrit” mes babait dhe vajzës.

Por çfarë ka ndodhur dhe si është historia?

Altini:

Zonja Eni të falenderoj jashtë mase, ti je Perëndia, Zoti i madh. Kam besim vetëm tek ty.

Më pas në studio vjen Fatbjola dhe kërkonte që ta shoqëronte zonja Eni. Altini na tregoi se ka 6 muaj që nuk e ka parë vajzën e tij, pasi nuk flasin.

“Kam 6 muaj që nuk e kam parë, kisha frikë se mos me fuste në burg”.

Altini:

Ajo është plaga ime. Ajo e di sa më digjet shpirti mua, pasi ka fëmijë vetë. Të kam rritur një kilogram mish.

Fatbjola:

Nuk kam nevojë, për këto lotë krokodili, kur më doje kaq shumë, pse më përzure? Largoju, qëndro atje…

Altini:

Vdektë babi për ty. Të keqen babi…

Altini afrohet afër vajzës së tij, por ajo i lutet që të largohet.

Fatbjola:

E kam parë vetë më sytë e mi. Shko atje.

Altini:

Mos u merr me gënjeshtarë që të kanë dërguar…

Eni Çobani:

Çfarë ka ndodhur, sepse mua më është dashur shumë punë ta sjell Fatbiolën këtu?Ju lutem ta themi gjithçka në këtë seancë.

Altini:

Unë zonja Eni kam ikur në Greqi në 15 Nëntor të vitit 2017. Më merr gruaja në telefon më thotë që Fatbjola është shëndoshur, i është bërë barku i madh. Kam ardhur, e kam përqafuar. Më tha vajza kam mish të huaj. Edhe gruaja ashtu më tha. Koha kalonte dhe barku i saj rritej. Kur e dërgova në spital e pyeta, a ke frikë? Mora gruan dola mënjanë dhe i thashë vajza është shtatzënë. Por ajo e gënjente nënën e saj. Të hënën i kam thënë do ikim

Pogradec.

Fatbjola: Unë kam ikur vetë nga shtëpia, nuk kam ikur me tre persona. Përse më ke thirrur këtu?

Altini:

Të kam thirrur se më vjen keq për ty, sikurse të vjen dhe ty për fëmijë tën

d.

Fatbjola: Më mori zonja Eni dhe më mbajti 4 muaj në shtëpi, më rrihte, më godiste. Më thoshte shko denonco të atin e djalit. Më dhunonte.

Altini:

Pse nuk shkove ti thojë policisë, pse nuk më fute në burg…

Fatbjola:

Nuk doja ta fusja në burg… as atë dhe as babain e fëmijës. Më linte pa ngrënë, më linte pa pirë. Këtu duhet të të kisha thirrur unë, jo ti mua.

Eni Çobani:

Në momentin që je larguar nga shtëpia ke qenë 9 muaj shtatzënë, ku ke qëndruar?

Fatbjola:

Kam qenë në hotel dhe në krye të 4 ditëve kam lindur.

Eni Çobani:

Këto 9 muaj nuk keni bërë asnjë vizitë tek doktori?

Fatbjola:

E linda djalin dhe sot ai është 9 muaj.

Altini:

Kam shumë gjëra për të sqaruar. Po të mos isha unë djalin do e kishte të vdekur.

Fatbjola:

Nuk e kam prej jush. Ky më thoshte që ta lija fëmijën në jetimore.

Fatbiola jeton në qytet vetëm me djalin e saj 9 muajsh, por Altini këmbëngul që vajza ti tregojë se kush është emri i babait të foshnjës, por ajo nuk do që ti tregojë.

Fatbjola:

Nuk ta tregoj kush është babai i fëmijës tim, që ta fusësh në burg, siç bërë me burrin e motrës që e fute në burg.

Altini:

Vajza ishte nën moshë, i gjeta të dy në shtëpi  dhe  u thashë vajzës kush ishte filani a e do? Ajo më tha jo. E thirra djalin dhe i thashë të merrte prindërit dhe të vinte në shtëpi. Por ai nuk pranoi. Më pas vajza e denoncoi në polici për ngacmimi seksual në moshë të mitur.

Fatbjola:

I tha ky motrës, e detyroi, e rrahu dhe më pas e dërgoi në spital.

Eni Çobani:

Ju thatë që nuk keni nevojë për babai. Unë e di se në kushtet që jeni nuk jeni mirë?

Fatbjola:

Nuk kam nevojë për atë, dua vetëm të më lerë të qetë…

Altini i kërkon vajzës së saj që ti tregojë të vërtetën se kush është babai i fëmijës që ajo ka lindur./tvklan.al




Të ngjashme