Xhirimet e videoklipit të këngës “Nafaka” e dërguan Big Mamën në një nga vendet më të famshme në botë, në Kapadokia të Turqisë. Peizazhi i famshëm i dhjetëra balonave në qiell është një nga skenat më të bukura që artistja ka xhiruar,  por ka patur edhe ndërlikimet e veta.

Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, Big Mama tregon se si pas veshjeve të bukura, grimit të përsosur dhe skenave mahnitëse, fshihen orë të tëra pune, lodhjeje por edhe ndërlikimesh të vogla që i ndan si momente gazmore.

Big Mama: Ky xhirim mund të them kam qenë fare pa gjumë. Jam nisur pa gjumë, 48 orë pa gjumë. Kemi mbërritur në darkë, kemi ndërruar dy avionë në Stamboll për të shkuar nga Stambolli në Kapadokia dhe për të realizuar këtë skenën e balonave, ku fluturojnë balonat, balonat fluturojnë në oën 5 të mëngjesit dhe afati është vetëm 1 orë, 1 orë e 15 minuta. E nxore diçka aty, nxirre. S’e nxorre, me të mira. Edhe një problem është që nuk fluturojnë çdo ditë. Lajmërojnë çdo ditë, varet nga koha se si mund të fluturojnë.

Rudina Magjistari: Rreziku paska qenë i lartë që mos të realizohet.

Big Mama: Shumë, por them ndonjëherë më do Zoti. E kam zemrën e mirë dhe m’i realizon gjërat. Me të vërtetë pak të mundishme, ama gjithmonë ia dal në skaj. Kështu që kur mbërrita ditën e parë, kam një mike atje…

Rudina Magjistari: Këtu je duke bërë flokët ndërkohë.

Big Mama: Edhe kërcej. Aty jam e vdekur për gjumë por kryesorja kërcej. Me miken bëj pjesët se ku do xhiroj, balonat dhe e dija se orën 5 të mëngjesit, duhej që në orën 1 të natës të bëhesha gati që direkt të ishim gat për skenën e balonave. Aq e lodhur isha, 48 orë pa gjumë dhe them a ta lëmë për nesër se ishim 3 ditë në Kapadokia. S’di se si u bë se duhej të vinte makina, lisharësi, vinçi e të gjitha dhe them ta lëmë për nesër?

Rudina Magjistari: E realizove atë ditë pra?

Big Mama: E realizova, sërish pa gjumë. Thashë të fle 1 orë gjumë, por e realizuam. Kur ditën e dytë që doja ta lija unë dhe të tretën, nuk fluturuan balonat.

Skena e dytë duhej të realizohej me disa kuaj të stërvitur, të cilët Big Mama tregon se e trembën në fillim. Nuk mungoi një problem i vogël, por videoklipi u realizua me sukses.

Big Mama: Duhet të shkojmë te kuajt. Është pjesa e kuajve ku unë eci dhe kuajt turren. Unë i shoh dhe më thonë ec ti normale e kuajt vijnë. I them atij që dirigjonte kuajt, mbaji këta kuajt me vete, kam ardhur të bëj videoklip këtu, s’kam ardhur të vdes e të mbetem sakat. Ai më thotë mua Big Mama, mos e ki problem, ti ec, ata nuk të marrin, janë të trajnuar e ikin vetë. I thashë ore ti djalë po më merr në qafë me këta kuajt. Okej, po bëj pjesën e parë.

Unë jam e shtangur, kur turren ata 15 kuaj unë vërehesha. Më thotë regjisori vërehesh që frikësohesh, lirohu. Të dytën e bëj tamam, të tretën herë u lirova, e pashë që me të vërtetë ato nuk… largoheshin, ecnin anash meje, unë ecja në rrugën time ata merrnin anën e vet. Herën e tretë tamam u lirova, kur më ra një kalë dhe unë siç jam drejtpërdrejt, nuk dua ta bëjmë sërish, gati të më rrëzonte kali dhe vazhdoj prapë xhiroj videoklipin, është pjesë e skenarit./tvklan.al