Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris iu bashkua politikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që merr vaksinën e koronavirusit. Harris bëri vaksinën e zhvilluar nga Moderna, moment që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

“As që e ndjeva“, tha Harris, pasi infermierja injektoi vaksinën në krahun e saj të majtë. “Dua t’i inkurajoj të gjithë që ta marrin vaksinën, nuk ka dhimbje dhe është e sigurtë… kam besim të shkencëtarët”.

Harris iu bashkua kështu numrit në rritje të liderëve amerikanë që marrin vaksinën, përfshirë presidentit të zgjedhur Joe Biden, zv/Presidentit Mike Pence etj.

Harris dhe Biden, të cilët do të marrin zyrtarisht detyrën më 20 Janar po përpiqen që të rrisin besueshmërinë ndaj vaksinës. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aprovuar dhe ka nisur injektimi i dy vaksinave, një nga Moderna dhe një nga Pfizer./tvklan.al