Ndarja e pasurisë në rastin e një divorci është tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ku telefonuesit janë shprehur pro hartimit të një kontrate paramartesore ose kundër ndarjes së pasurisë. Drita Avdyli, avokatja e njohur shpjegon se ligjërisht, duhet të bëhet një kontratë paramartesore që përcakton se pasuria e vendosur gjatë martesës duhet të ndahet e barabartë për palët.

Gjatë shpjegimit të saj, në numrin e emisionit mbërrin një mesazh i pazakontë, ku zotëria ka shkruar se ka dy gra, pra rrjedhimisht, si ndahet pasuria?

Drita Avdyli: E para e punës, në Shqipëri nuk lejohet poligamia.

Aldo: Nuk lejohet martesa me dy gra, po bashkëjetesa lejohet?

Drita Avdyli: Ajo lejohet.

Aldo: Atëherë, si do ndahet?

Drita Avdyli: Nëse palët vijnë në ndërmjetësim dhe palët arrijnë…të tre palët në këtë rast, por ky nuk është besoj,  fenomen i zakonshëm shqiptar.

Aldo: Treshe. U, po shtohet, dil nga unaza.

Drita Avdyli: Nuk e di, por edhe po të shtohet, siç thoni ju, ka një zgjidhje sepse palët vijnë bashkë dhe ndahet me mirëkuptim edhe pasuria.

Aldo: Treshe domethënë.

Drita Avdyli: Kjo ndodh me mirëkuptim. Jo vetëm që ndahet pasuria, por me ndërmjetësim është shumë e shpejtë, ndodh brenda 2-3 ditëve. Proceset gjyqësore nuk kalojnë në tre shkallët, por kalojnë vetëm në një shkallë sepse marrëveshja është titull ekzekutiv./tvklan.al