Ky është momenti kur efektivët e policisë në Tiranë shoqërojnë një qytetar i cili u kap në thyerje të karantinës. Në pamjet e siguruara nga tvklan.al, mund të shihet sesi qytetari tenton t’i ikë efektivëve të cilët e kapin atë me forcë. Ai tenton që të rezistojë edhe duke u kapur pas një peme që ndodhet aty në rrugë, ndërsa bërtet se ka fëmijë të vogël.

Po prit se jam me fëmijë mo burrë. Kam fëmijën e vogël lart...”, mund të dëgjohet qytetari.

Pavarësisht tentativave për t’i shpëtuar, efektivët arrijnë ta fusin qytetarin në automjet, duke e shoqëruar më pas në ambientet e policisë. Incidenti në fjalë mësohet se ndodhi në rrugën “Sami Frashëri”. Sipas të dhënave, policia e shoqëroi qytetarin pasi nuk po i bindej urdhrit dhe kishte thyer karantinën duke dalë në ambient publik.

Tirana mbetet ende zonë e kuqe për shkak të pandemisë dhe pas orës 17:30 lëvizja e qytetarëve është e ndaluar./tvklan.al