Një nënë e re 26-vjeçare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka denoncuar rastin e saj në emisionin “Stop” për një problem që ka me familjen e ish-burrit. Ajo tregon se është dhunuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij, dhe për këtë arsye ka vendosur që të divorcohet. Por edhe pse kishte menduar se me divorc mund të mbyllte problemet, ato janë shtuar. Ajo tashmë ka një urdhër-mbrojtjeje nga gjykata, por i kanë nxjerr probleme me kujdestarinë e fëmijës.

E reja tregon se gjatë procesit gjyqësor për divorcin në gjykatë janë paraqitur disa dokumente: një epikrizë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një çrregullim depresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim.

Unë jam gati që të bëjë të gjitha kontrollet mjekësore për të vërtetuar se nuk kam asnjë problem“, thotë 26-vjeçarja. Nga ana tjetër pas divorcit 26-vjeçares i është bërë një kallëzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akuzë, që u provua si e pavërtetë.

Pas këtij kërkesës së ndihmës tek emisioni “Stop”, 26-vjeçarja ka zhvilluar një takim  me mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili kishte firmosur se nëna e re kishte epikrizë. Doktori pranon që ka firmosur në dokument, por thotë se nuk e dinte se për çfarë kishte firmosur.

Firma dhe vula është e imja. Këtë epikrizën përcjellëse, e nxjerr statistika, nuk e kam nxjerrë unë. Unë kam mbaru operacionin e gjërat e tjera, mua mund të më sjellin sa të duash epikriza. “Doktor firmose, vulose”! “A e kam operuar unë?” “Po”. Kam hedh firmë këtu bum, bum!

Që ta dish, s’ke hak e hile prej doktor Bertit në këtë muhabet, më vraftë Zoti, në qoftë se unë di gjë në këtë punë! Epikrizën nuk e kam dhënë unë, sepse e nxjerrin nga kartela, se kush e ka nxjerrë nga Statistika duhet ta kenë ata, se unë s’kam shkuar me e nxjerrë kastile në botë.

Unë nuk të mbaj mend ty, mua s’më ka ndodh ndonjë rast. Ne na çohen gratë dhe shkojnë e hyjnë në sallë të operacionit vetë. Ti muhabetit shkoi deri në fund, nuk kam fare për ça pisllëku kanë dashur të bëjnë ata“, ka qenë kjo deklarata e mjekut gjatë takimit me të renë.

Duke qenë se mjeku pranon që nuk ka përpiluar asnjë dokument, “Stop” ka ndjekur të renë e cila ka kërkuar shpjegime nga zyra e statistikës në spital. Por dhe punonjësit në këtë zyrë thonë se nuk kanë përpiluar asnjë dokument që ta nxirrnin atë me epikrizë.

Denoncuesja: Unë jam e interesuar të di, kush e ka marrë këtë epikrizë, pasi vetëm unë kam të drejtë ta marr?

Punonjësja: Edhe të duash ti, nuk ia japim njeriu tjetër.

Denoncuesja: Epo dua ta di kush e ka marr me emër-mbiemër..!

Punonjësja: S’e di unë, ne nuk japim, veç personit fizik me kartë identiteti.

Denoncuesja: Atë doja të dija unë, kush e ka marrë?

Punonjësja: Jo, jo me kartën tënde, pa qenë ti, nuk e japim.

Denoncuesja: Unë nuk e kam marrë pra!

Punonjësja: Atë tani nuk e di, ke unë ke ardhur ti? Ke kërkuar gjë?

Denoncuesja: Jo pra!

Punonjësja: Kujt duhet t’i kërkoj llogari, se kush e ka marrë?

Punonjësja: Mjekut!

Denoncuesja: Mjeku më tha, që nuk e di, duhet të pyesësh te Statistika!

Punonjësja: Te Statistika, s’ka pse të adreson këtu ai! Në statistikë, po nuk erdhe ti, unë nuk dal këtu!

Por as tek zyra e statistikave nuk i kanë dhënë zgjidhje të resë, e cila tashmë vijon gjyqin dhe rrezikohet që t’i merret fëmija me dokumente të falsifikuara të cilat e nxjerrin me epikrizë dhe probleme mendore./tvklan.al