Një vajzë 26-vjeçare në Elbasan është arrestuar për mashtrim, kurse dy persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sipas policisë, vajza me iniciale A.D. ka mashtruar për rreth dy vjet një qytetar me iniciale B.P.

Këtij të fundit i premtonte se do ta ndihmonte që të përfitonte legalizimin e banesës përmes njohjeve që ajo pretendonte se kishte në zyrat e legalizimit. Gjatë periudhës 2-vjeçare, 26-vjeçarja i mori qytetarit 5 milionë Lekë të vjetra.

Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar edhe punonjësja e zyrës së ndihmës ekonomike në Tregan të Elbasanit. Ajo nuk ka bërë verifikimet e duhura për të dhënat e qytetarit të mashtruar me iniciale B.P., sepse rezulton që ky i fundit përfiton ndihmë ekonomike me dokumente false. Policia thotë se ai ka deklaruar të dhëna fiktive me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike. /tvklan.al