Programi “Historia ime”, në Tv Klan ditën e sotme solli intervistën me Valentina Agalliu. Ajo jeton në Bergamo, Itali, por pas përhapjes së pandemisë vendosi të vinte në Shqipëri së bashku me vajzën e saj.

Valentina u shpreh se ky është izolimi i dytë për të, hera e parë ishte një izolim në një dhomë spitali, ku luftonte për jetën e bashkëshortit të saj dhe ka qenë shumë situatë e vështirë.

Gazetarja: Të ka shërbyer faza e karantinës si një lloj reflektim, sikurse ka ndodhur me shumicën prej nesh?

Valentina Agalliu: Patjetër!

Gazetarja: I përngjan këtij cikli të luleve që mbyllen dhe çelen prapë?

Valentina Agalliu: I përngjan shumë!

Gazetarja: Çfarë ka ndryshuar tek ty këto dy muaj? Ka diçka që nuk do ta bësh më si më parë, apo do i’a dish vlerën më shumë ?

Valentina Agalliu: Kjo për mua është si ta them, është një reflektim i dytë, se unë kam patur një histori më përpara. Kam patur një histori izolimi në një dhomë spitali, në spitalin e Bergamos, ku luftoja për jetën e tim shoqi dhe është shumë herë më e rëndë. Nga ajo dritare e spitalit, ti shihje gjithë kohës vetëm një parkim, gjelbërim dhe një tarracë. Kështu që është shumë herë më e rëndë, shqiptarët janë njerëz me fat, që u izoluan në një ballkon dhe të krijojnë një dekor të bukur në atë ballkon. Duhet të fillojmë t’iu gëzohemi gjërave të vogla dhe të thjeshta në jetë.

Gazetarja: Do të rikthehesh në Beragmo sapo të hapen kufijtë?

Valentina Agalliu: Patjetër!

Gazetarja: Mezi po pret?

Valentina Agalliu: Mezi po pres, e dua shumë atë qytet sepse ka njerëz shumë të mirë dhe shumë puntorë./tvklan.al